Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian për t'i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu i përcjell partive politike mesazhin: Interesat e vendit mbi ato partiake.<br />I pranishëm në konferencën "NATO- 20 vjet partneritet për Sigurinë Euroatlantike" që u zhvillua sot paradite në hotel "Tirana" Arvizu kujtoi rrugën e gjatë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO falë vullnetit të shoqërisë por dhe partive për të vendosur interesat e kombit mbi ato partiake. Pikërisht këto interesa duhen vendosur prioritet edhe sot.<br /><br />Më shumë vizitoni:<br />http://www.oranews.tv/
