Surprise Me!

A1 Report - Shqiperia pa sirena alarmi per emergjencat, qytetaret ne rrezik

2015-08-22 2 Dailymotion

TIRANË - Shumëkush nga brezi i para viteve '90 kujton një alarm që asokohe njoftonte për rreziqet që i kanoseshin popullatës kryesisht nga ndonjë pushtim i mundshëm apo rreziqe natyrore.

Ishte sistemi i sirenave vendosur mbi pallate apo në qëndër të lagjeve, që ka shërbyer prej kohësh për të njoftuar qytetarët nga rreziqet, më së shumti dhe ato natyrore.

Rastet e fundit të tërmeteve në disa qytete shqiptare nxorën në pah se banorët, mënyrën e vetme të komunikimit apo të njoftimit për të dalë jashtë banesave, patën telefonin,pasi askund një sirenë e tillë nuk u dëgjua.

Teksa sistemi i alarmit për emergjencat civile ligjërisht është detyrë e prefekturave, "A1Report!" ka mundur të zbulojë se ky sistem për të njoftuar qytetarët në rast rreziku, është jashtë funksionit.

Jashtë funksionit ky sistem është në të gjithë Shqipërinë, fakt që pranohet dhe nga përfaqësues të emergjencave civile.

E jo vetëm ky sistem, por u bë vite që në Shqipëri dhe kryesisht në zonat urbane, jashtë funksionit kanë dalë dhe vendstrehimet për raste emergjencash.

Buy Now on CodeCanyon