Surprise Me!

Qyteti bregdetar i Vlorës, me kanale të hapura dhe rrugë të shkatërruara

2015-08-22 2 Dailymotion

Në këtë sezon veror, Vlora vazhdon të akumulojë probleme të njëpasnjëshme, ndërsa faktet tregojnë qartë se masat mungojnë.
Si të mos mjaftojë infrastruktura rrugore e shkatëruar, tashmë janë kushtet higjenike ato që rregjistrojnë problemin e rradhës, i cili ka pushtuar jo vetëm zonat periferike por edhe zona të ndryshme brenda në qytet.
Lagjia "24 Maji", "10 Korriku", "1 Maji", rruga e paraburgimit, e shumë të tjera, janë nën sundimin e ujrave të zeza dhe natyrisht riskut të përhapjes së epidemive.
Por situata bëhet edhe më problematike kur konstatohet se ujrat e zeza derdhen në mënyrë masive në det.
Nisma e cilia njoftonte desinsektimin e zonave problematike, jo vetëm që nuk ka nisur, por këtë sezon Vlora, duket se nuk premton shumë.
E ndërsa sezoni turistik është çelur, me shumë gjasa numri i pushuesve për këtë vit në Vlorë do të jetë më i ulët, pasi ndërhyrja e pushtetit vendor për marrjen e masave është inegzistente.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon