TIRANË - Në mesditë policia e shtetit ka ekstraduar drejt Italisë 8 persona në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ekstradimi i shqiptarëve është bërë në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe Itali-Shqipëri.

Ndërsa persona e ekstraduar akuzohen për trafik narkotikësh, trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Shtetasit të cilët u ekstraduan janë arrestuar kryesisht në Tiranë, Durrës, Fier dhe rezultojnë të shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Këta shtetas janë dorëzuar tek autoritetet italiane në aeroportin e Rinasit teksa me një avion të posaçëm janë përcjell nga Tirana drejt Romës ku dhe do të përballen me drejtësinë për të shlyer detyrimet në shtetin italian.

Personat e ekstraduar janë:
Gëzim Gjini
Eugen Caushi
Eder Dorzi
Rigers Hysa
Dorjan Doçi
Ardian Thoma
Mikelo Kararaj
Arlind Allasufi