I dyshuari Naser Eshrefi e ka vrarë të ndjerin Angel Petkovski, në vetëmbrojtje. Ky është versioni i avokatit mbrojtës të Eshrefit, Rubin Dvojakov dhënë të përditshmes 'Koha". Këto të dhëna ai i dëshmon edhe me dhunën fizike ushtruar ndaj të dyshuarit që i kanë shkaktuar viktima dhe babai i tij. Madje thika e përdorur gjatë krimit i takon viktimës Angel Petkovski i cili ka përdorur atë ndaj Naserit, thotë avokati.<br /><br />"Naseri, në vetëmbrojtje, ka arritur t'ia rrëmbejë thikën dhe e ka goditur me të", - ka deklaruar avokati duke sqaruar më tej se i dyshuari pas këtij akti është fshehur në një shtëpi aty afër dhe i është dorëzuar policisë kur ajo ka arritur në vendin e ngjarjes. Për vdekjen e Angellit, i ndaluari nga policia Naseri ka mësuar më vonë përmes avokatit të tij.<br /><br />Ekipi i TV Alsat sot vizitoi fshatin Gërçec dhe banesën e Naser Eshrefit por familjarët nuk lejuan xhirimin. Ata nuk dëshirojnë të komentojnë rastin në fjalë, derisa të fillojë procedura gjyqësore. Familjarët nuk dhanë informata shtesë përveç faktit të njoftimit nga avokati, si Naseri ka vepruar në vetëmbrojtje dhe në trup ka shenja dhune të cilat janë të dokumentuara. Gjyltene Rexhallari