Në Serbi sot filloi zia kombëtare treditore. Sipas të dhënave të fundit,nga përmbytjet jetën e kanë humbur të paktën 20 persona, kurse me mijëra të tjerë mbetën pa shtëpitë e tyre. Situata në terren, në vendet e përmbytura mbetet e tensionuar. Prej mëngjesit vullnetarët në Beograd po ngrenë argjinatura në gjatësinë prej 12 kilometrash, pasi niveli i ujit në derdhjen e lumit Sava në Danub filloi të rritet me shpejtësi të madhe. Ekspertët parashikojnë se niveli i Danubit do të rritet gjatë ditëve të ardhshme, por që nuk do të thyejë argjinaturat mbrojtëse. Kryeshefi i sektorit serb të situatave emergjente, Predrag Mariq, deklaroi se në Serbi deri më tani nuk ka vende të tjera kritike, por shtabet edhe më tej mbeten në gatishmëri të plotë.<br />Ndërkaq, në Bosnjë ujërat dhe rrëshqitjet e dheut nuk janë i vetmi problem. Në rajonin e Qarkut të Bërçkos në Bosnjë, sot shpërtheu një minë, e sjellë nga përmbytjet. Gjatë shpërthimit nuk ka të lënduar, por autoritetet paralajmëruan se lumenjtë po i lëvizin fushat e minuara të mbetura nga lufta në këtë vend, andaj edhe nuk përjashtojnë mundësinë e shpërthimeve të tjera. Si rezultat i përmbytjeve në Bosnjë deri më tani janë regjistruar 20 viktima. Për vizitë në BeH sot mbërriti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen. Ai me përfaqësuesit zyrtarë bisedoi për mënyrat me të cilat Aleanca mund të ndihmojë në përballjen me katastrofën natyrore. Falënderim deri te vendet - anëtare të OKB-ve, për reagimin e shpejtë, sot u dërgoi Sekretari i Përgjithshëm të Organizatës Botërore, Ban Ki-Mun, i cili shprehu gatishmërinë për dërgimin e ndihmës plotësuese humanitare për Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën. Petar Bllazhevski