Burrel- Fëmijët e fshatit Batërr i vogël të Matit, edhe pse jetojnë në shekullin e 21-të, përballen me një realitet që daton shekuj më parë.
Ata duhet të ecin zbathur për 2 kilometra për të shkuar në shkollë duke përshkuar një rrugë të mbuluar nga balta.
Pamjet tronditëse të transmetuara në Ora News nuk kanë nevojë për shumë koment, pasi flasin më shumë se çdo apel transmetojnë realitetin e trishtë në fshatin Batërr të Vogël të Matit.
Rruga, 2 kilometra e gjatë, ku mbizotëron tërësisht, lluc, balta dhe pellgjet me ujë përshkohet çdo ditë zbathur nga vogëlushet e kësaj zone për të shkuar në shkollë.
E ndërsa pamjet të kujtojnë poemat mjeranë të Migjenit, vogëlushët tregojnë peripecitë që vuajnë për të shkuar drejt bankave të shkollës, ku për europianizimin e tyre është folur jashtëzakonisht gjatë, por pa marrë në konsideratë realitetin e vërtetë dhe kaq shokues.
Banorët shprehen se kjo situate prej vitesh është e njëjtë dhe fëmijët për shkak të higjienës që duhet të kenë në klasë detyrohen të përshkruajnë këmbëzbathuar jo pak por 2 kilometra rrugë. Më pas fëmijët i lajnë këmbët në një pellg ngjitur me shkollën.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/