Surprise Me!

A1 Report - Nishani: Permirësim drejtesise per ne BE, reforma e pashmangshme

2015-08-22 1 Dailymotion

Sa herë që flitet për reforma në drejtësisë të gjithë janë dakort, të paktën teorikisht.

Kështu u fol edhe gjatë prezantimit që i bënë drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Kominsionin Europian, Cristian Danielsson; me Shefin e Departamentit për Pavarësinë dhe Efikasitetin në Drejtësisë, njëkohësisht sekretar Ekzekutiv i Komisionit Europian për Efikasitetin në Drejtësi, Stephane Leyenberger, të cilët mblodhën bashkë titullarët e institucioneve të drejtësisë për projektin e përbashkët BE-KiE "Mbështetje për efikasitetin e drejtësisë", presidenti Nishani theksoi e ka ardhur koha që fjalë kyçe e sistemit të drejtësisë të jetë gjithëpërfshirja, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe besimi i ndërsjelltë.

Për drejtorin për zgjerim, menaxhimi i projektit nga Këshilli i Europës jep siguri për rezulatet dhe ky është momenti i duhur për Shqipërinë. Danielsson u shpreh se Komisioni i Venecias do vazhdojë të japë mbështje për reformat në drejtësi dhe se për gjyqësorin janë dhënë deri mëpash 100 mln euro.

Leyenberger vlerësoi katër reformat rrënjësore të kryera në drejtësisë, duke sjellë si shembull pozitiv shkollën e magjistraturës.

Presidenti Bujar Nishani ndau të njëjtin mendim përsa i takon kërkesës për reformominin e sistemit të drejtësisë, por i qëndroi argumentimeve të tija që kjo të mos cënojë pavarësinë, integritetin dhe profesionilizmin në gjyqësor dhe të përfshijë një netëork institucionesh.
Por Presidenti nuk dha asnjë koment i pyetur nga gazetarët për draftin e dërguar nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço për reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Edhe zëvendësministri Ilir Peçi, shprehu mbështjejen e Ministrisë së Drejtësisë në implementimin e plotë të projektit, ndërsa renditi si një ndër sfidat dixhitalizimin.

Buy Now on CodeCanyon