Pacientët të cilët drejtohen për ndihmë mjekësore pranë spitalit në qytetin e Laçit, jo vetëm që përballen me mungesë të infrastrkturës që duhet të ketë një institucion i një rëndësie kaq të veçantë, por edhe me mungesë të mjekëve specialistë.<br />Llesh Ndoci, drejtori këtij spitali, bën me dije se shumë prej rasteve të paraqitura pranë urgjencës, dërgohen për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, QSUT apo traumave në Tiranë, pasi nuk mund ti ofrohet shërbim si mungesë e mjekëve specilaistë.<br />Ndoci e ka cilësuar emergjente edhe ndërhyrjen që duhet kryer në ndërimin e autoambulancave, pasi ato janë të vjetra dhe nuk kryejnë shërbimin në, mënyrën e duhur.<br />Spitali i Laçit konsiderohet si një institucion shëndetësor i kategorisë së tretë dhe shërben për rreth 80 mijë banorë.<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
