Tirane- Një nga 14 grevistët e urisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Të larguarit nga administrata pas ardhjes në pushtet të së majtës, vazhdojnë grevën e urisë prej orës 21:00 të 21 majit.
Sot paradite, 4 persona, mes tyre dhe një mjeke i janë bashkuar grupit të parë.
Të vendosur në 2 çadra pranë kryeministrisë, grevistët thanë se zgjodhën këtë formë ekstreme të protestës, pasi zeri i tyre për drejtësi po binte në vesh të shurdhët. Ndërkohë sot në orën 13: 34 nisi puna për ngritjen e një tjetër çadre në lulishten përpara Piramidës.
Gjatë ditës deputetë të PD kanë vizituar cadrën e grevës. Ata kanë kërkuar të sqarojnë se kjo grevë nuk është e organizuar nga ata por ata e mbështesin pasi është një kauzë që e kanë ngritur për shqetësim dhe e mbrojnë si opozitë.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/