TIRANE- Një nga policet që po qëndronte në radhët policisë ku qëndrojnë uniformat blu nuk është ndjerë mirë për disa momente. Lodhja dhe temperaturat e larta, kanë ndikuar negativisht në shëndetin e punonjëses së policisë. Aty kanë mbërritur menjëherë bluzat e bardha, për t'i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Prej disa orësh, uniformat blu janë vendosur pranë godinës së kryeministrisë për ta garantuar rëndin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e protestës.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore, punonjësja e policisë është larguar për t'u qetësuar.

Mësohet se është hera e dytë që të njëjtës policisë pëson dobësi fizike në situata të ngjashme, tek konkursi i aplikantëve për shkollën e policisë.