Surprise Me!

TAV, Maqedonia duhet të zhvilloj trafikun ajror

2015-08-22 0 Dailymotion

Maqedonisë i duhet urgjentisht kompani fluturimi vendore që do ta rrite numrin e pasagjerëve në aeroportet e saj. Kjo ishte porosia e koncesionuesit të aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit, Sani Shener nga kompania "Tav". Ai vlerëson se Maqedonia duhet ta marrë përsipër pjesën e mbetur të zhvillimit të trafikut ajror për shkak se kjo do të stimulojë edhe ekonominë vendase. Shener i cilëson aeroportet e Maqedonisë si vende me pozitë shumë të volitshme gjeografike që duhet të shfrytëzohen. Sipas tij, çdo investim minimal në aeroport, do të shumëfishohet dhe reflektohet në ekonominë vendase.<br /><br />"Ajo që mungon është një kompani fluturimi si "Macedonian Airlines", që patjetër duhet të themelohet. Ne investuam në aeroportin kurse Maqedonia duhet të investojë në kompani ajrore. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë shumë shpejtë dhe me këtë do të ketë edhe rritje të numrit të udhëtarëve. Çfarë domethënie ka rritja e numrit të udhëtarëve për ne dhe Maqedoni? Një milion udhëtar, do të thotë vend pune për 3 mijë njerëz, edhe atë 1 mijë në aeroport, 1 mijë në qytet si vozitës taksie, si dhe 1 mijë të tjerë punonjës të kafeneve, restoranteve, dhe shërbimeve hotelierike. Kjo do të thotë se vetëm një dollarë i investuar në trafikun ajror shumëfishohet në 3,25 dollarë si të ardhura indirekte për shtetin", u shpreh Sani Shener, drejtor i "TAV, Holding".<br /><br />"Tav Holding" përveç Maqedonisë, është i pranishëm edhe në Kroaci, Letoni, Arabi Saudite, Gjeorgji dhe Tunis, ku aeroporte saj janë më të mëdhatë. Në Maqedoni vitin e kaluar kompania "TAV" ka pasur fitime prej 18 milion eurosh. Investimin që ka bërë "TAV"në Maqedoni është 120 milion euro, shumë kjo e cila pritet që të kthehet në afat prej 15 vitesh. Aeroporti i Shkupit aktualisht frekuentohet nga rreth 700 mijë pasagjerë në vit. Ferikan Iljazi

Buy Now on CodeCanyon