Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë dy ditore në Kazakistan, me ftesë të Presidentit Nursulltan Nazarbajev, ndërsa shoqërohet nga zëvendëskryeminstri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kryeministri Rama e njohu Presidentin e Kazakistanit me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, sidomos në fushën e ekonomisë dhe turizmit. Rama theksoi gatishmërinë e qeverisë për të mirëpritur investitorë të Kazakistanit, sidomos në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe transportit, naftës e gazit, ku Kazakistani është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Nazarbayev diskutuan edhe për rëndësinë e harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri dhe nevojën për ta promovuar këtë frymë bashkëjetese në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/