GJIROKASTER - Ndryshimet e fundit në Shqipëri, kanë shtuar përpjekjet për një evropianizim më të përshpejtuar të Shqipërisë. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga akademiku kosovar Rexhep Qosja, gjatë qëndrimit të tij në qytetin e Gjirokastrës.

Sipas Qoses, në 8-9 muajt e qeverisjes së re, janë dhënë aq shumë mendime të reja, aq ide te reja jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për Kosovën, sa nuk janë dhënë në gjithë këto vite.

"Për këta 8-9 muaj të qeverisë së re, janë dhënë aq mendime të reja, aq ide të reja, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, për bashkëpunimin e tyre, për shqiptarët në përgjithësi, saqë aq mendime të reja, të rëndësishme, larghedhëse nuk janë dhënë për 23 vite." u shpreh akademiku Qosja

Sipas Qoses ato që dëgjojmë në Kuvendin e Shqipërisë për inetgrimin, janë shumë premtuese për zhvillimet shqiptare.

"Atë që dëgjuam në Kuvendin e Shqipërisë nga Kreu i qeverisë për integrimet shqiptare, për bashkëpunimet shqiptare në fushat e ekonomisë, kulturës, arsimit, shkencës, janë shumë premtuese për zhvillimet shqiptare në tërësi." tha Qosja

Akademiku Kosovar ndodhet në qytetin e gurtë në aktivietet në kuadër të "Fest Argjiro 2014" eveniment i cili organizohet nga Bashkia e Gjirokastrës.