Prokurori i antimafias së Leçes deklaron se në Shqipëri ka pasur rritje të prodhimit të lëndës narkotike marijuanë. I ftuar në një takim me prokurorët e Ballkanit Perëndimor sot paradite në Tiranë Cataldo Motta tha se Italia po zhvillon hetime më vete në lidhje me rastin e avionit në Divjakë.<br />"Preferoj të mos flas për hetime që janë në zhvillim. Ajo që mund të them është se do të rrisim në maksimum bashkëpunimin ndërkombëtar dhe Shqipëria është shumë mirë e orientuar në këtë rrugë. Do të ketë një shkëmbim të vazhdueshëm informacionesh mbihetimet që janë duke u kryer si në Shqipëri ashtu edhe në Itali."<br />Ai nuk pranoi të flasë shumë duke e quajtur cështje në hetim e sipër por konfirmoi se deri tani nuk ka rezultuar që të ketë pasur avionë të tjerë që të kenë bërë trafik droge përmes ajrit.<br />"Dihet që një Shqipëri ka kultivim të madh lëndës narkotike dhe Shqipëria është furnitor madh i kësaj lënde. Sa i takon rritjes së ngarkesave me drogë të sekuestruara mendoj se ka ndikuar bashkëpunimi dhe kontrollet që ka bërë GF nga ajri por kryesisht është rritur prodhimi".<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/