ELBASAN -- Shumë mund ta kënë ndjerë serinë e tërmeteve që përfshiu një javë më parë zonat e Belshit, Cërrikut dhe fshatrat perreth, dhe që lënkundi disa qytete të vendit, por pak mund ta kenë kuptuar dhe parë se sat ë forta ishin lëkundjet.

A1 Report ka mundur të sigurojë pamjet e kamerave të sigurisë të bashkisë së Elbasanit të vendosura në kullën e Sahatit përballë pedonales kryesore të qytetit.

Kamerat e sigurisë kanë mundur të fokusojnë lëkundjet sizmike që u ndjenë në të gjithë qytetit.

Në pamjet filimik, lëkundjet e tërmetit dallohen qartë që nisin në orën 03:02:15 sekonda të datës 19 Prill dhe përfundojnë pas 35 sekondash,

Pamjet japin një tablo të qartë të forcës goditëse të këtij tërmeti, i cili ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter.

Ndërkohë lëkundjet e tokës si pasojë e tërmetit i ka fokusuar edhe një kamera tjeter e bashkisë e vendosur në afërsi të rrethrrotullimit të Drejtorisë së Postës.

Lëkundjet sizmike që përfshinë qarkun e Elbasanit shkaktuan dëme të konisderushme në zonat e Belshit dhe Cërrikut ku shumë banesa private dhe pallate u dëmtuan rëndë.