KAKAVIJE - Policia kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 45 kg kanabis sativa në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa është arrestuar edhe një 27 vjeçar, transportues i drogës.

Sipas policisë, droga u gjet e fshehur në shasinë e automjetit tip Fiat me targa AA 296 IM e ndarë në 45 pako, si dhe në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit Ermal Ndreu 27, vjeç.

Nga hetimet paraprake, mësohet se droga ishte blerë në Lazarat dhe kishte si destinacion Athinën. Burime nga policia bëjnë të ditur se Ndreu ishte nën vëzhgim prej kohësh, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Materialet në ngarkim i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.