Surprise Me!

Vërshimet, shteti dëmshpërblen të dëmtuarit

2015-08-22 7 Dailymotion

Komunat duhet të formojnë urgjentisht komisionet për vlerësimin e dëmeve ndaj pronave që kanë përjetuar banorët, nga moti i keq që përfshiu vendin ditët e fundit. Kërkesa është bërë nga qeveria, drejtuar krerëve të komunave që u prekën nga shirat. Pas kontrollit të komisioneve, për banorët e dëmtuar do ketë ndihmë nga shteti.

"Qeveria i obligoi të gjitha institucionet, i rekomandoi vetëqeverisjes lokale dhe komisioneve për vlerësimin e dëmeve në rajonet ku ka pasur shi të rrëmbyeshëm, menjëherë të dalin në terren dhe ta fillojnë procedurën, në përputhje me afatet ligjore, të vlerësimit të dëmeve, në mënyrë që ne të akordojmë ndihmat e caktuara për banorët që pësuan dëme në pronat e tyre", tha Aleksandar Gjeorgjiev, zëdhënës i qeverisë.

Moti i djeshëm përgjatë luginës së Vardarit ka shkatërruar edhe një pjesë të të mbjellave. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se një pjesë e dëmeve do të riparohen brenda një kohe të shkurtër.

"Ka pemë të rrëzuara, përmbytje të hapësirave afariste dhe private, ka lajmërime për probleme me energjinë elektrike dhe qarkullim të vështirësuar rrugor. Gjatë ditës së djeshme dhe sot, dëmet tashmë janë riparuar dhe uji po thithet nga bodrumet. Gjithashtu, kemi informata se janë përmbytur një pjesë e madhe të fushave me oriz, arat e mbjella me grurë dhe kulturat e perimeve në komunat Koçanë, Çeshinovë dhe Obleshevë", u shpreh Nadica Veçkova, zëdhënëse e QMK-së.

"Atje ku moti shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike, gjithçka është stabilizuar. Pjesa e rrjetit ku kishte kabllo të këputura nga moti i keq dhe nga pemët e rrëzuara, është rregulluar gjithashtu. Furnizimi me energji është stabilizuar gjithkund, dhe jemi të gatshëm të përgjigjemi ndaj çdo lajmërimi eventual i problemeve në furnizimin me energji elektrike", theksoi Atanas Kovaçevski, zëdhënës i EVN-Maqedonisë.

Nga Enti Hidrometeorologjik as sot nuk i përjashtuan reshje lokale të shiut, sidomos në pjesët juglindore të vendit. Nesër moti do jetë me diell dhe me mjegulla mesatare, i shoqëruar me erë të lehtë nga jugperëndimi. Verica Pavlloski

Buy Now on CodeCanyon