Surprise Me!

A1 Report - Lushnje, arrestohet Aurel Pupa paketuesi i marijuanes se Riformatos

2015-08-22 0 Dailymotion

DIVJAKE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arrestuar në Lushnje, paketuesin e marijuanës që do trafikohej me avion nga Divjaka, Aurel Pupën. Arrestimi i tij e çon në tre, numrin e personave të vënë në pranga bashkë me korrierin Sajmir Bajrami dhe pilotin italian Giorgio Riformato.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arritur deri tek paketuesi i 460 kilogramëve të marijuanësm që do trafikoheshin me avion nga Divjaka për në Itali, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e kultivuesve që ia shitën korrierit Sajmir Bajrami.

Aurel Pupa, nga lagjja "20 Tetori" në Lushnjë, është arrestuar në bazë të një urdhër arresti të Krimeve të Rënda, si personi që ka paketuar drogën pasi sipas burimeve, në mbështjelljet e natribanit janë fiksuar gjurmë të gishtërinjve të tij.

Arrestimi është ekzekutuar në fundjavë, por është mbajtur sekret si nga Policia, edhe nga Prokuroria.

Në 10 maj, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip "Piper" që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato.

Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami.

Kjo konsiderohet si tentativa e parë e regjistruar për trafikimin e drogave nga Shqipëria me avion në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tashmë tre të arrestuar për tentativën e trafikut, ndërsa hetimit i mungojnë pjesë të rëndësishme që janë ende të pazbardhura.

Për hetuesit mbeten mister personat e një automjeti tjetër që transportonte drogën bashkë me Bajramin.

Dhe ndërsa ky i fundit konsiderohet korrier, prokurorët nuk kanë arritur ende tek organizatorët e rrjetit dhe personat që kanë kryer kultivimin dhe grumbullimin e drogës, që nëse do të mbërrinte në Leçe, do kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove.

Buy Now on CodeCanyon