TIRANE- Tifozat e klubit të futbollit Tirana, "Tirana fanatics", kanë protestuar sërish para Bashkisë së kryeqytetit duke kërkuar një zgjidhje për vështirësitë financiare ku gjendet ekipi i tyre i zemrës. Sipas tifozëve zgjidhja duhet të vijë nga bashkia, pasi plot ka patur premtime por deri më tani asgjë konkrete.<br /><br />Por duke i premtuar sërish për një zgjidhje, vetë kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha pak çaste para nisjes së protestët zgjodhi të takojë vetë disa nga tifozët.<br /><br />Prej disa kohësh klubi futbollit "Tirana" gjendet në vështirësi ekonomike, ndërsa ende nuk ka një plan nga bashkia e kryeqytetit si zotërues i klubit dhe aseteve të tij, se çfarë do të bëhet dhe nëse do të ketë një zgjidhje financiare qoftë dhe privatizim siç ka ndodhur me klubet e tjera të futbollit.