Programin e bashkëpunimit Shqipëri-Zvicër, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një dokument briland në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjatë prezantimit të këtij programi kryeministri Rama theksoi se pa mbështetjen e Zvicrës reforma territoriale nuk do ishte e mundur. Ai u ndal gjithashtu në 4 fushat që ku do të fokusohet mbështetja zvicerane për periudhën 2014-2017.<br />Rama u shpreh se 4 fushat në të cilat mbështet bashkëpunimi me Zvicrën janë edhe në vëmendjen prioritare të qeverisë, dhe për këtë kjo qeveri është e vendosur të arrijë rezultate.<br />Në fund të fjalës së tij Rama u shpreh se pas 3 vitesh nuk do jemi si Zvicra por do jemi më mirë.<br />"Me e mira do të vijë në 3 vitet që vijnë, pas 3 vitesh nuk do jemi bërë si Zvicra, por njerëzit do të mendojnë pak më mirë për ne dhe ne do kemi shumë më tepër besim tek vetja", tha Rama.<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/