TIRANE - Drejtori i Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, Genart Gjashta ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të bëra sot nga PD pasi sipas kësaj force politike ky ka qenë i dënuar me 10 vjet burg në Greqi për trafik droge.

Njoftimi për dorëheqjen e Gjashtës është dhënë nga Prefektura e Tiranës e cila sqaron se ai dha dorëheqjen pas presionit të bërë nga Partia Demokratike, kërkesë kjo e pranuar nga Prefekti Sadi Vorpsi

Po ashtu në njoftim ripërsëritet sqarimi i këtij institucioni se Genart Gjashta është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Sttrasburgut, lidhur me akuzat e ngritura nga opozita.

Sipas Prefekturës, Gjashta nuk e ka fshehur ndonjëherë procesin gjyqësor që ka pasur me shtetin fqinj, por këtë ccështje ai e ka fituar duke marrë edhe dëmshpërblim nga Gjykata e Strasburgut.

Më herët Partia Demokratike, denoncoi emërimin e Genart Gjashtë në postin Drejtorin e Sektorit të Shërbimeve të Brendshme në Prefekturën e Tiranës, pasi sipas opzitës ai ishte dënuar me 10 vjet burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.