Tirane-"Polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie i shoqërisë shqiptare sepse ky fenomen e dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që po bën Shqipëria në procesin e integrimit." është shprehur Ambasadorja çeke nga qyteti i Shkodrës.<br />"Komisioni Europian po punon për përgatitjen e një raporti që do lançohet javën tjetër në Qershor në kuadër të nivelit të dialogut të lartë politik. Polarizimi i shoqërisë është një shenjë dobësie i shoqërisë shqiptare sepse ky fenomen e dobëson procesin e integrimit dhe përpjekjet që po bën Shqipëria në procesin e integrimit. Shqipëria do të ishte më afër Bashkimit Europian nëse polarizimi do të ishte eleminuar.<br />Në çdo shoqëri demokratike ka një pjesë që qeverisë dhe një pjesë që bën opozitën dhe është e vërtetë që midis tyre ka disa subjekte dhe element që përbëjnë pikën e kundërshtisë së fortë midis këtyre dy palëve. Por gjithashtu ka edhe shumë fusha të tjera për të cilat qeveria dhe opozita bashkëpunojnë. Kjo frymë bashkëpunimi i nevoitet dhe Shqipërisë në mënyrë që qeveria most ë thotë gjithmonë A dhe opozita gjithmonë B, por duhet të ekzistojë një frymë më e gjerë bashkëpunimi. Duhet që politikanët në rradhë të parë të përfaqësojnë interesat e vendit dhe jot ë njerëzve, dhe për këtë është e nevojshme një ndjenjë bashkëpunimi më e fortë në shoqëri. " tha ajo nga qyteti i Shkodrës.<br />Deklarata e ambasadores çeke, Branislava Tomasova nga Shkodra, gjatë një takimi me të rinjtë për sfidat e integrimit<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/