Ministri Erion Veliaj, ka qenë i pranishëm në ambientet e grevës së ish-të përndjekurve ku ka pranuar të ulet për bisedimet, por jo me personin që ka dalë për të përfaqësuar ata.<br /><br />"Nuk kam se çfarë të diskutoj me njerëz që janë larguar nga puna me të drejtë, por me të përndjekurit po, kam se çfarë të diskutoj". --tha Veliaj duke theksuar se "Është shumë e rëndësishme që të bisedoj me një ish-të përndjekur, nuk mund të pranoj të bisedoj për ta me një ish-SHIK-s dhe një person që nuk ka bërë asnjë ditë burg."<br /> <br />"Do vijojmë të bëjmë pagesat për ata që nuk kanë marrë asnjë këst, por qeveria nuk është çmendur që t'u rrisë taksat qytetarëve për t'i dhënë lekët një ish-SHIK-si i cili nuk ka bërë asnjë ditë burg."-tha Veliaj.