Surprise Me!

A1 Report - Shqiperia merr nga BB 220 mln USD Tuck: Do t'ju ndihmojme edhe me

2015-08-22 0 Dailymotion

TIRANE - Kryeministri Rama ka firmosur sot dy marrëveshje huaje prej 220 milionë USD që Banka Botërore ia ka miratuar Qeverisë "Rama:, duke e konsideruar këtë një hap të madh për ekonominë.

Marrëveshjet u nënshkruan në Sallen e Hartave ne Kryeministri; per palen shqiptare, nga Ministri i Financave Shkelqim Cani dhe ne emer te Bankes Boterore, nga znj, Tahseen Sayed, Menaxhere e Zyres se Bankes Boterore ne Tirane.

Dy huate për zhvillimin e politikave ne shume totale prej 220 milione dollare (100 milione huaja per modernizimin e sektorit financiar - aprovuar me 15 maj dhe 120 milione per Financat Publike - aprovuar dje, me 29 maj) do të mbështesin përmirësimin e administrimit të financave publike dhe stabilitetin e sektorit financiar.

Ne ceremonine e nenshkrimit ishin te pranishem Kryeministri Edi Rama, zv. presidentja e Bankes Boterore per rajonin e Europes dhe Azise Laura Tuck, Drejtoresha e Bankes Boterore per Europen Juglindore Ellen Goldstein, anetare te kabinetit qeveritar, Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, anetare te Keshillit Ekonomik Kombetar, perfaqesues te biznesit dhe sektorit financiar, etj.

Zv.Presidentja e Bankës Botërore, Laura Tuck, në fjalën e saj pas nënshkrimit të marrëveshjeve me Ministrin e Financave Shkëlqim Cani, tha:

"Mbështetja jonë e parë do ndihmojë sektorin financiar për ta bërë më përfshirës; mbështetja e dytë lidhet me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin publik.

Tek Shqipëria shikojmë një vend me potencial për rritje ekonomike dhe që hyn në vendet me koston më të ulët të fuqisë punëtore në kontinent.

Stabilizimi makrofiskal që keni nisur duhet të vazhdojë për një periudhë afatmesme dhe duhet vazhduar ristrukturimi i sektorit energjitik dhe rritja e cilësisë së shërbimeve publike.

Gjatë këtyre ditëve kam pasur privilegjin të shoh shqiptarët duke punuar fort; dje isha në një zyrë të asistencës sociale në Tiranë; po ashtu, në Durrës isha për ujësjellësin. Këtë vit Banka Botërore ka nisur një
diagnostikim sistematik të vendit tuaj për të përcaktuar më mirë sesi ta ndihmojë vendin në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemi një mbështetës i fortë për ekonominë dhe begatinë ne vendit tuaj."

Buy Now on CodeCanyon