TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon përmirësim në procedurat për shqyrtimin e kërkesave për mbrojtjen nga dhuna në familje. "Përmirësimi i situatës kërkon ndërhyrje ligjore dhe administrative.

Po ashtu, është konkluduar se duhet të standardizohet praktika gjyqësore për masat e sigurimit ndaj të dyshuarve të veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake"-thuhet në një raport të KLD-së i cili pason kontrollin e ushtruar në 28 gjykatat, Apeli në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore Dibër, Krujë, Kurbin, Mat, Tiranë, Elbasan, Durrës, Kavajë, Lezhë, Kukës, Pukë, Shkodër, Tropojë, Berat, Fier, Lushnjë, Vlorë, Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Sarandë dhe Përmet.

Përsa i përket armëmbajtjeve pa leje niveli i arsyetimit të vendimeve gjyqësore është një çështje shqetësuese. Në një numër relativisht të konsiderueshëm rastesh, gjykatat më të larta cënojnë vendimet për shkak të arsyetimit të varfër të tyre.

Tek niveli i arsyetimit duhet evidentuar praktika gjyqësore jo uniforme në dhënien e vendimeve, ku rrethana të njëjta vlerësohen ndryshe nga e njëjta gjykatë apo edhe nga i njëjti gjyqtar në raste të ngjashme

Periudha e zgjedhur për inspektim është një vit e gjysmë 01.01.2011 - 30.06.2012, e cila jep mundësinë për njohjen e situatës së veprimtarisë gjyqësore në një volum relativisht të lartë, si dhe për njohjen e ecurisë së vendimeve të dhëna gjer në Gjykatën e Lartë.

Në gjykata nuk ka një bazë solide të të dhënave mbi dhunën në familje, që vështirëson identifikimin e rasteve, monitorimin e tyre dhe analizën e të dhënave.

Në 183 raste nga 2689 që ishin objekt i inspektimit, janë konstatuar shkelje të afateve ligjore, të cilat zënë masën 6.8 % të volumit në shkallë vendi.