Sarande- Ngjarje e rëndë në fshatin Bërdënesh të Sarandës ku janë grabitur e dhunuar një çift bashkëshortësh në banesë.
Katër persona që hiqeshin si policë kanë hyrë në banesën e Kujtim dhe Dallandyshe Rucit 67 dhe 60 vjec.
Çifti i moshuar janë dhunuar rëndë, nga keqbërësit të cilët u kanë krijuar plagë në të gjithë trupin dhe thyrje të brinjëve. Grabitësit u kanë mbyllur gojën me ngjites natriban dhe u kanë lidhur duart bashkëshortëve Ruci.
Pasi kanë shtënë në dorë kasafortën e familjes ku ndodheshin 22 milionë lekë, ata janë larguar.
Keqbërësit kanë qenë të pamaskuar dhe kanë paraqitur një dokument policie për tu lejuar të hyjnë lehtësisht në banesë nga cifti Ruci.
Policia e Sarandës pasi ka qenë ne vendngjarje dhe ka shqyrtuar provat e gjetura, po përpiqet të nxjerrë një identikit për grabitësit ,bazuar edhe tek përshkrimet e ciftit të dhunuar të cilët ndodhen në spitalin e Sarandës ku po i nënshtrohen kontrolleve mjekësore si rezultat i plagëve të marra nga keqbërësit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/