Një Qershori është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë sot vëmendjen e prindërve dhe gjithë të tjerëve. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t'i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj tyre. 1 Qershori, është dita kur fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por ndryshe nga të rriturit, mesazhi i protestës jepet përmes lojërave festive. Kështu ndodhi edhe me fëmijët e Çairit, të cilët në Sheshin "Skënderbeu" në organizim të Shoqatës 'AJO' dhe komunës Çair shënuan këtë datë të rëndësishme.

"'Ne jemi të vegjël por duam t'u tregojmë të gjithëve se ne kemi dashuri të madhe, si ndaj prindërve ashtu edhe ndajë mësuesve ashtu edhe ndaj vendit dhe ambientit ku jetojmë. Ne jemi për një ambient të pastër jetësor dhe për një jetë të shëndetshme si dhe ne dëshirojmë që ambienti jonë të jetë më i pastër se ambienti i të gjithëve", tha moderatorja e evenimentit.

Gjatë këtij manifestimi fëmijët e SH.F. 'Ismail Qemali' u prezantuan me një shfaqe teatrore. Përmes temës së tyre, ata tentuan rritjen e vetëdijes e fëmijëve për ambientin jetësor.

"Unë sot jam maskuar si një letër, për një dramë që do të shfaqet sot. Kjo do të thotë se të gjithë ne duhet të kujdesemi për planetin Tokë".

"Sot po e festojmë ditën ndërkombëtare të fëmijëve, 1 Qershorin. Unë për këtë shfaqe jam maskuar si plakë i cili quhet xha Hasani".

"Fëmijë duhet të kujdesen për qelqin e vjetër dhe mbeturinat e tjera".

"Fëmijët e SH.F 'Ismail Qemali' na ndihmuan që të realizojmë një shfaqe për ditën e fëmijëve 1 Qershori e cila ka temën ekologjinë për të cilën kemi nevojë më së shumti ne, dhe bashkëpunuam dhe kemi ndërmend që të formojmë një grup pjesëmarrës të grupit teatror për fëmijë në kuadër të Shoqatës 'AJO'", tha Ajdini -- pjesëmarrëse në manifestim.

Prindërit dhe kalimtarët e rastit që ndaluan për të dëgjuar këngët dhe vallet e fëmijëve thoshin se ata meritojnë më shumë se një ditë të jenë të lumtur, pasi janë ardhmëria e vendit dhe e gjithë botës.

'Të gjithë e dimë se pjesë përbërëse dhe pjesë shumë kyçe e një shoqërie është fëmiu, edhe pse e dimë se në shoqërinë tonë mendojë se shumë pak i kushtohet rëndësi fëmijëve, kjo sot është një manifestim i mirë dhe mendojë se janë të rralla evenimentet e tilla që ndodhin këtu tek ne", u shpreh Fisnik Zeqiri, moderator i emisionit për fëmijë 5 Plus.

"Unë mendojë se duhet fëmijët të festojnë çdo ditë, mendojë se ata meritojnë të jenë të lumtur, të gëzojnë lirinë, jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën".

Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor, sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Ajo është pranuar si festa ndërkombëtare e fëmijëve, në shumë vende të botës, dhe manifestohet me festime që rritin ndërgjegjen për mirëqenien e tyre. Valmir Kuçi