Është shoqëruar me tensione aksioni i INUK në zonën e Skelës dhe Ujit të Ftohtë për të prishur disa objekte mes tyre dhe shtëpi të vjetra banimi të ndërtuara nga 1920-1950.<br />Prishjet bëhen në kuadër të ndërtimit të projektit Lungomare. Mësohet se në plan është prishja e 13 shtëpive.<br />Banorët kundërshtojnë aksionin. Disa prej tyre deklarojnë se nga çfarë kanë mësuar në gazetë kompensimi do të jetë 2. 4 milionë lekë, një shumë e pamjaftueshme për të blerë një tjetër shtëpi, ndërsa një pjesë tjetër thonë se nuk kanë asnjë njoftim.<br />Gazetari ynë në Vlorë Gentian Bellaj informoi se në ndihmë të INUK janë dhe forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë kur ka pasur tensione dhe konflikte verbale.