Surprise Me!

INUK "fik" motorët në Durrës, prefekti: Asnjë prishje ndërtimi gjatë sezonit turistik

2015-08-22 1 Dailymotion

Gjatë sezonit turistik nuk do të ketë më prishje të ndërtimeve pa leje në plazhin e Durrësit dhe të shkëmbit të Kavajës. <br />Deklarata është bërë nga prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Xhelili, i cili saktësoi se jo vetëm që nuk do të ketë prishje të tjera të ndërtimeve pa leje, por do të operohet shpejt për heqjen e të gjitha mbetjeve inerte të shkaktuara nga shkatërrimi i ndërtesës shumëkatëshe në zonën e shkëmbit të Kavajës.<br />Duke ju referuar një prej çështjeve më të ndjeshme për mbarëvajtjen e sezonit turistik, atë të kanalizimeve të ujrave të zeza dhe të bardha, Xhelili ka deklaruar se është zgjidhur përfundimisht problemi përsa i përket zonës së plazhit të madh të Durrësit, por akoma nevojiten investime për zonën e Shkëmbit të Kavajës.<br />Gjatë sezonit turistik plazhet e Durrësit përballojnë fluksin më të madh turistik në shkallë vendi. <br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon