TIRANE - Dritan Dajti i akuzuari nga Krimet e Rënda për vrasjen e 4 policëve të operacioneve speciale, ka tentuar të godasë një gardian në ambjentet e paraburgimit të sigurisë së lartë numër 313.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, ndërsa është bërë publike vetëm këtë paradite.

Gardiani është sulmuar nga Dajti teksa kishte shkuar për të kryer një kontroll në qeli, ndërsa u desh ndërhyrja e gardianëve të tjerë për të vendosur në kontroll situatën.

Ngjarja ndodhi në të njëjtën qeli ku Dajti të enjten në mbrëmje dogji batanijet.

Dajti është kthyer në një precedent për drejtësinë shqiptare, e cila 5 vjet pas vrasjes së 4 oficerëve specialë gjatë operacionit për kapjen e tij, nuk po arrin dot të mbyllë procesin për gjykimin e tij.

Në 12 maj Dajti kërcënoi kryetarin e trupës së krimeve të rënda që e gjykojnë Idriz Mulkurti dhe një javë më pas e shantazhoi sërish duke I treguar një foto të vajzës së gjyqtarit me kunatin e tij dhe aluduar lidyhje intime mes tyre.

Aludimi është rrëzuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa Dajti në një farë mënyre ka konfirmuar se ka dijeni dhe mund t'i afrohet kur të dojë gjyqtarit Mulkurti dhe familjes së tij.

Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë reagimi nga institucionet e drejtësisë, ndërsa I vetmi vendim që e mban Dajtin në qeli është 17 vitet e dënimit për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo.