Tirane- Vizita e kryepeshkopit serb në Tiranë Irenej ka lënë pas një shije të keqe, për shkak të deklaratave të tij për Kosovën.

Kryeministri Rama ka reaguar i pari duke bojkotuar drekën e organizuar pas shenjtërimit të Kishës Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".

Por pakënaqësitë kreu i qeverisë i ka shprehur edhe sy ndër sy gjatë një takimi që ka patur me Kryepeshkiopin në zyrën e tij, bëjnë të ditur burime të Ora News.

Mësohet se Rama e ka konsideruar totalisht të pavend deklaratën e Irenjejt se Kosova është Serbi, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë vlerë për të shprehur qendrime të tilla në një kohë kur Kosova është e pavarur.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/