Tiranë- Rëndohet gjendja shëndetësore e të larguarve nga administrata, të cilët tashmë kanë hyrë në ditën e 13-të të grevës së urisë.
Dy prej grevistëve, Qazim Zhgaba dhe Edmond Idrizi janë shoqëruar në spital ku kanë marrë mjekim më të specializuar pasi lagështira, por edhe mungesa e ushqimit u ka krijuar një sërë komplikacionesh.
Mjeku, Gazmend Koduzi, shprehet se shumë prej grevistëve po vuajnë nga infeksionet respiratore për shkak të lagështirës së krijuar në çadra.
Edhe pse është dita e 13-të e grevës së urisë dhe ende nga qeveria nuk ka asnjë reagim për plotësimin e kërkesave të tyre, të larguarait nga administrata tregohen të vendosur për të vazhduar grevën e nisur.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/