Surprise Me!

Banorët e Vinjollit protestë për impiantin: Po dëmton burimin e ujit të pijshëm

2015-08-22 0 Dailymotion

Një impiant për energjinë elektrike ka mbledhur në protestë banorët e fshatit Vinjoll. Të irrituar ata cilësojnë se impianti i ngritur po dëmton burimin që ata përdorin për ujë të pijshëm, por në të njëjtën kohë do të dëmtojë edhe të mbjellat e fshatit, i cili mbahet nga puna e bujqësisë.<br />Ndonëse kanë 3 vjet që banorët kanë njoftuar edhe organet e pushtetit qëndror për këtë çështje, ata pretendojnë se ankesat kanë rënë në vesh të shurdhër, pasi ende nuk ka asnjë zgjidhje për këtë shqetësim. Protestën e banorëve e ka asistuar edhe një përfaqësues i prefekturës.<br />Fshati Vinjoll ndodhet në skajin më të largët të Malësisë së Kurbinit, në një terren mjaft të vështirë dhe të ardhurat e këtyre familjeve janë nga blegtoria dhe bujqësia. Devijimi i burimit nga investimi për impiantin energjitik do të dëmtojë bujqësinë, pemtarinë, madje do të ndikojë edhe në furnizimin me ujë të pijshëm për këta banorë. <br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon