Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është pozitiv. Këtë e kanë konfirmuar për "A1 Report" burime nga Komisioni Evropain. "A1 Report" ka mundur të zbardhë një pjesë të Progres-Raportit për Shqipërinë, në të cilin theksohet se "Rekomandohet dhënia e statusit për Shqipërinë". Paraprakisht mësohet se progres-raporti i KE vlerëson reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare në muajt e fundit, si dhe përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Për ta lexuar dhe diskutuar këtë dokument mjaft të rëndësishem për Shqipërinë, nesër do të mbërrijë në Tiranë komisioneri europian i zgjerimit Stefan Fule, me një kopje të tij.
Fyle, vjen në Tiranë në vazhdën e takimeve të dialogut të nivelit të lartë, ku do të diskutohen mes zyrtarëve kryesorë të politikës vendase 5 pikat kyce, të vendosura nga KE.
Takimi pritet të zhvillohet në ambientet e Hotel Sheraton rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa konferenca e përbashkët mes Fyles dhe Ramës do nisë në orën 12 të mesditës.
Ndërkohë, Ministrja e jashtme Italiane Federica Mogherini ka lobuar për marjen e
vendit kandidat të Shqipërisë gjatë takimit vjetor ministerial të Iniciativës së Evropës Qendrore, punimet e të cilës u zhvilluan në Vjenë. Mogherini tha se vendi ka bërë reforma dhe se qeveria është e angazhuar edhe për kryerjen e reformave shtesë që do të sillnin përparimin e vendit.
I pranishëm në të dhe shefi i diplomacisë Shqiptare Ditmir Bushati, deklaroi se në kushtet ekzistuese zgjerimi I BE është një projekt i rëndësisë gjeopolitike.
Sipas Bushatit, pavarësisht faktit se rajoni ballkanit perëndimor nuk rezulton të jetë i unifikuar ekonomikisht, tashmë ka ardhur koha për formimin dhe konsolidimin e tregut rajonal.