Surprise Me!

EVN, ofertë kompanive për efikasitet më të madh

2015-08-22 2 Dailymotion

EVN-Furnizimi ofron përfitime të reja për kompanitë që blejnë energji elektrike në tregun e hapur. Përfitimi i ri njihet ndryshe si menaxhim energjetik, që EVN-Furnizimi e ofron për herë të parë në tregun e Maqedonisë. Ky shërbim iu vjen në ndihmë kompanive, për përdorimin sa më racional të energjisë elektrike dhe për kursime më të mëdha. Menaxhimi energjetik është një teknologji e avancuar e cila i zbulon saktësisht pikat e dobëta ku bëhen shpenzime të panevojshme dhe përmes zëvendësimit përkatës, me teknologji të reja ose zëvendësimin e tyre, i mundëson kompanive funksionim sa më efikas dhe më racional. Kompania që do të vendosë të përdorë menaxhimin energjetik -- racionalizon një herë e mirë shpenzimin e rrymës, duke u bërë më konkurruese.<br /><br />"Jo vetëm që iu ofruam një çmim më të lirë në treg, por, po punojnë në krijimin e paketave për çmime të lira. Për kompanitë e të gjithë klientëve tanë ofrojmë gjithashtu edhe mundësi për racionalizimin e konsumit të energjisë, duke përdorur menaxhimin energjetik. Ky shërbim që EVN-Furnizimi ofron për herë të parë në tregun e Maqedonisë, mundëson identifikimin e të gjitha pikave të dobëta në kompanitë ku mund të zvogëlohet shpenzimi. Me këtë, kompanive iu ofrojmë mbështetjen në zhvillimin dhe rritjen e konkurrencës së tyre", tha Niko Barber, EVN-Furnizimi.<br /><br />Nga EVN-Furnizimi thonë se analizat e ekipeve të tyre të ekspertëve, treguan se në fazën e ardhshme të procesit të liberalizimit, kompanitë e vogla dhe të mesme do të marrin një çmim më të ulët energjie elektrike, dhe për këtë arsye po përgatiten paketa të veçanta shërbimeve, që, përveç çmimit më të ulët, të kenë edhe tarifa më të lira për konsumatorët. EVN-Furnizimi konsiderohet lider në tregun e lirë të energjisë elektrike në vend, pasi merr pjesë me më shumë se 70 % të tregut të lirë të energjisë elektrike. Natasha Stojanovska

Buy Now on CodeCanyon