Surprise Me!

A1 Report - Greqi, parlamenti u heq imunitetin 3 deputeteve te "Agimit te Arte"

2015-08-22 0 Dailymotion

GREQI- Parlamenti grek i ka hequr sot imunitetin Kryetarit të Partisë së "Agimit të Artë", Nikos Michaloliakos, si dhe dy deputetëve të tjerë të kësaj partie Christos Pappas dhe Yiannis Lagos. Lideri i burgosur i partisë së ekstremit të djathtë mbajti një fjalim në seancën e sotme plenare duke këmbëngulur se procesi gjyqësor ndaj partisë së tij ishte një komplot për të ulur popullaritetin në rritje të "Agimit të Artë".<br />Me 223 vota pro nga 224 deputetë të pranishëm parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të liderit të "Agimit të Artë" dhe dy deputetëve që aktualisht janë në paraburgim.<br />Ata janë në pritje të gjykimit për akuzat e përfshirjes në një organizatë kriminale dhe për posedim armësh. Më shumë se 500 përkrahës dhe anëtarë të partisë "Agimi i Artë" ishin mbledhur jashtë parlamentit duke brohoritur e duke tundur flamujt e partisë, ndërkohë që lideri i tyre mbante fjalimin në parlament.<br />Kjo është hera e parë e shfaqjes së liderit të partisë që pas arrestimit të tij 8 muaj më parë dhe pas zgjedhjeve të parlamentit evropian ku kjo parti zuri vendin e tretë me 9.3% të votave.

Buy Now on CodeCanyon