Tiranë- Në një ditë që për shqiptarët kishte nota optimizmi prej statusit të lëshuar nga KE, ambasadori italian në Tiranë Masimo Gaiani, ka ndarë emocionet në studiot e RTV Ora News.
Diplomati italian është pritur nga presidenti i RTV Ora News, Ylli Ndroqi, duke e shoqëruar mikun italian në ambientet plot surpriza të këndshme të televizionit.

Më pas edhe një bisedë e sinqertë me stafin drejtues ku konsideratat dhe vlerësimet kanë qënë reciproke.

"Ju jemi mirënjohës për të gjithë bashkëpunimin që keni bërë, shpresoj gjithmonë se do jemi në bashkëpinim të mirë mes të dy vendeve"-u shpreh presidenti i RTV "Ora News", Ylli Ndroqi.

E menjëherë në studio ku pyetja e parë merr përgjigjen italiane për statusin.

"Është një raport pozitiv që i referohet një pune të mirë të bërë nga qeveria në këto muajt e parë, dhe që rekomandon pa asnjë kusht dhënien statusit kandidat. Kur i kërkohet një vendi që të kryejë disa hapa dhe disa përpjekje, dhe kur këto përpjekje kryhen, atëherë është e drejtë që këto përpjekje të kenë edhe një mirënjohje. Nëse Bashkimi Europian i kërkon diçka Shqipërisë, është e drejtë më tej që Europa ti mbetet besnike edhe detyrimeve të saj"- tha Gaiani.

Italia do jetë presidentja e rradhës e BE me shpresën që statusi të jetë në këtë 6 mujor.

"Italia dëshiron një BE më të bashkuar, më i hapur kundrejt kërkesave të të rinjëve, punësimit, të rritjes ekonomike dhe në këtë vizion përmban një rëndësi të veçantë edhe kryerja e reformave dhe e hapave nga ana e vendeve të cilat mendojnë që të integrohen në BE"- u shpreh Gaiani.

Po çfarë pret diplomati Gaiani me 23 qershor për Shqipërinë?

"Europa duhet të njohë, të japë statusin e vendit kandidat , dhe kjo nuk është vetëm në interes të Shqipërisë , por edhe në interes të Europës, dhe sigurisht në interes të gjithë rajonit të Ballkanit"-tha ambasadori italian.

Ambasadori Gaiani me shijën e investimeve moderne në RTV Ora News largohet nga ambientet surprizuese që herën tjetër të kthehet duke folur për Shqipërinë më afër Italisë së pari dhe Brukselit si simboli gjeografik i BE.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/