Surprise Me!

Berisha akuza Kokëdhimës: More 100 mijë euro për emërimin e Danaj; Balla: Ju lini burrat shtatzënë

2015-08-22 0 Dailymotion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi sot deputetin socialist Koço Kokëdhima se ka marrë 100 mijë euro për emërimin në krye të Keshillit te qarkut të Vlorës, kryeskafistin e Vlorës.<br />"Aleanca e atyre po gëlon çdo ditë. E morët vesh, dje kryeskafistin e Vlorës mbi të cilin rëndojnë mëkate të paimagjinuershme të Otrantos, e njeh gjithë Vlora, e lartësuat kryetar qarku të Vlorës se Vlora më thotë mua i ka dhënë Kocos 100 mijë euro. Lexojeni gazetën "Shekulli" sot, e ka hapur Kocoja gazetën "kërcen Koçoja nga sevdaja". Gazetat italiane e akuzojnë për këtë , këtë dhe s'ka mundur të refuzojë asnjë prej tyre. Kurse Koçoja hap gazetën se i ka marrë 100 mijë euro" tha Berisha.<br />Në kundërpërgjigje të akuzave, deputeti Taulant Balla, tha se Sadrit Danaj është zgjedhur me vota unanime në krye të Këshillit dhe se ka depozituar dy çertifikata të dëshmisë penalitetit nga Ministria e Drejtësisë shqiptare dhe ajo italiane.<br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon