Korçë-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi tha se për të ndërhyrë në zonat ku kultivohet kanabis, nevojitet një plan i mirëhartuar.
Duke folur nga Korça, Didi tha se Lazarati nuk është fshati i vetëm që prodhon drogën.
Didi gjithashtu ka theksuar se policia ka bërë një punë të mirë duke shtrirë kontrollet në Lazarat, por jo në të gjithë territorin e tij në zonat e thella, sepse ka edhe shumë zona të tjera ku Policia do të ushtrojë kontrollin e saj.
"Policia hyn në Lazarat , del nga Lazarati , bën kontrollet e saj ashtu si dhe në pjesë të tjera të territorit duke e shtrirë më tepër autoritetin e vet me qëllim që të luftojë dhe të parandalojë atë fenomen të cilin ne jemi duke u etiketuar. Policia ka kontroll mbi Lazaratin , ashtu siç ka dhe në zonat tjera, pra në zonat rurale , nuk mund të jetë kontrolli i plotë siç mund të jetë në qëndrat urbane dhe në qëndrat kryesore. Ne aktualisht jemi duke e rritur këtë kontroll , duke e rritur praninë policore. Kemi dhe zona të thella ku prania policore është e kufizuar për shkak të terrenit" u shpreh Didi.
Një shqetësim tjetër i ngritur prej kryepolicit mbetet edhe zotërimi i armëve pa leje.
Sa i përket problematikës së armëve pa leje, Didi pranoi se janë ato të cilat shkaktojnë edhe numrin më të madh të krimeve në vend.
"Ministria ende nuk ka një projekt konkret për mbledhjen e armëve, proçesi ka nisur më parë, është në vijimësi"- është shprehur Didi.
Në lidhje me rritjen e kriminalitet dhe dhunës në familje Didi ka apeluar që qytetarët të mos hezitojnë për të denoncuar në polici çdo rast.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/