TIRANE - A1 Report publikon foto eksluzive në një oaz droge të ndihmësit të korrierit të drogës që do trafikohej me avion nga plazhi i Divjakës për në Leçe, në Itali. Kleviol Ahmetaj, duket në foto duke pozuar mes drogës dhe me një armë pistoletë në dorë.

Drogë me shumicë dhe armë! Kjo duket të jetë jeta e Klevion Ahmetajt, ndihmësit të korrierit të drogës së destinuar për t'u trafikuar nga plazhi I Divjakës për në Leçe të Italisë.

A1Report publikon fotot ekzluzive prej një baroni droge të Ahmetajt, me armën dhe drogën që e shoqëron në çdo moment. Në foton e parë ai duket në ambjentet e një dhome, ku përgatit dhe paketon marijuanën.

Ndërsa në foton e dytë duket se është duke tymosur marijuanë në ambjentet e një lokali, ku nuk e ka problem të nxjerrë dhe të mbajë pistoletën në një ambjent të dukshëm, ku ka edhe klientë të tjerë. Fotot tregojnë për aktivitetin e vazhdueshëm kriminal të Ahmetajt me paketimin dhe shpërndarjen e marijuanës, si edhe rrezikshërinë e tij në kushtet e mbajtjes së armëve pa leje dhe i dehur nga konsumi i marijuanës.

Ahmetaj u arrestua pasditen e të mërkurës në Lushnjë, nga skuadrat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale. Arrestimi erdhi pas një mandati të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij në pakot e drogës së sekuestruar në plazhin e Divjakës në 10 maj. Ahmetaj, akuzohet se bashkë me Aurel Pupen, po nga Lushnja, kanë paketuar dhe ndihmuar Bajramajn të dërgojë drogën në plazh.

Nga këtu, droga do të merrej me avionin tip Piper, nga piloti italian Giorgo Riformato. Piloti bëri një ulje të pafat duke dëmtuar rrotën e parë të avionit, çka bëri që të ngecte në rërën e plazhit të Divjakës, pa e ngarkuar drogën që do e dërgonte në Leçe.

Për trafikimin e mbetur në tentativë të rreth 460 kg marijuanë, janë aktualisht 4 të arrestuar ndërsa hetimet e krimeve të rënda vijojnë.