Gjendet një minë antitank në derën e një magazine në Fushë-Krujë.
Sipas policisë mina e cila ishte e lidhur me një celular ishte vendosur në magazinën e një biznesi që merrej me riparimin e biçikletave.
Pasi shkuan në vendngjarje dhe rrethuan zonën, forcat xheniere kanë mundur të çaktivizojnë minën me shpërthim të kontrolluar.
Fillimisht ka qenë një patrullë e policisë së Fushë-Krujës, e cila ka pikasur minën e pashpërthyer në derën e magazinës.
Objekti në fjalë ndodhet vetëm 60 m larg rajonit të policisë.
Sipas njoftimeve të policisë objekti ku u gjet mina është në pronësi të shtetasit Bashkim Metashi.
Ndërkohë nga të dhënat e policisë dyshohet se mina qëllimisht mund të jetë vendosur për ta shpërthyer me anë të celularit me të cilin ishte e lidhur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/