Një 33-vjeçar humbi jetën pasi automjeti me të cilin ai udhëtonte humbi kotrollin dhe u përplas me murin rrethues të një lokali. Aksidenti tragjik ndodhi në afërsi të portit në Shëngjin, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Fred Kaçorri.
Policia bëri të ditur se ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij tip "Fiat" ku nga shpejtësia e madhe ka humbur kontrollin dhe është përplasur me muret rrethues të lokalit.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 33-vjeçarit, ndërsa motorri i mjetit është shkëputur dhe është gjetur 50 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti.
Trupi i pajetë i Kaçorrit ka qëndruar për rreth 1 orë në automjet, për shkak të dëmtimeve që kishte marrë makina.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të prerë disa pjesë të mjetit dhe për të bërë të mundur nxjerrien e trupit të viktimës.
Ai është marrë nga një autoambulancë dhe është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do ti nështrohet mjekësisë ligjore.
Policia e Lezhës bëri të ditur se nga hetimet e para ka rezultuar se shkak për aksidentin është bërë lëvizja tej normave të lejuara e 33-vjeçarit, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit nga ana e tij.
Fred Kaçorri ishte kthyer vetëm një vit më parë nga emigracioni në Itali dhe kishte hapur një biznes të vogël në Shëngjin.Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve të mitur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/