Surprise Me!

PD: Rama fushatë spastrimi në polici pas rekomandimit për statusin

2015-08-22 0 Dailymotion

Tirane- Partia Demokratike denoncon fushatën e re të spastrimit në polici të qeverisë pas rekomandimit për statusin.
Përmes një deklarate për shtyp deputeti i PD-së Arben Ristani tha sot se "18 oficerë karriere, dhe 5 drejtues të lartë, janë larguar nga puna, pa motiv ligjor, menjëherë pas marrjes së rekomandimit."
"Kur nevoja për zbatimin e ligjit dhe standarteve është rritur përpara vendimit për statusin, kur sapo ka përfunduar një grevë urie e të larguarve arbitrarisht nga puna, kur administrata dhe policia janë bërë cështje e ditës, kur pritet pjekuri nga Kryeministri, Edi Rama bën krejt të kundërtën duke larguar nga policia profesionistët e mbetur për t'i hapur rrugë militantëve të paaftë," u shpreh Ristani.
Sipas tij pasojat e kësaj politike me Policinë e Shtetit, kthimi i saj në polici të partisë, emërimi në poste kyçe i personave me lidhje kriminale në të kaluarën,kanë rritur kriminalitetin.
"Treguesit e rendit dhe të pasigurisë së jetës, në vend janë përkeqësuar. Këtë kryeministri e di mirë, por popullit ia fsheh." nënvizoi Ristani duke renditur dhe shifra konkrete
"Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 375 vjedhje prone më shumë se në 6 muajt e vitit të shkuar.
Në këto 5 muaj, kanë ndodhur 138 aksidente më shumë se e njëjta periudhë e vitit të mëparshëm.
Kanë ndodhur më shumë vrasje në këto 5 muaj, dhe më shumë viktima, se sa e njëjta periudhë e një viti më parë."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon