Tirane- Detaja të reja kanë dalë nga ngjarja e Divjakës,pas arrestimit disa ditë më parë të Kleviol Ahmetaj, një nga paketuesit e drogës e cila do ngarkohej në avionin e Giorgio Riformatos.

Ahmetaj ka treguar detaje, në dëshminë e tij dhënë grupit hetimor sesi ishte përgatitur paketimi i drogës,takimet që ishin kryer deri tek ulja e avionit në bregdetin e Divjakës.

Nga deklartimet e tij, burime nga Ora News bëjnë të ditur se Ahmetaj është shprehur se një person i cili ishte prezantuar si baxhanaku i Sajmir Bajramit dhe që ushtronte detyrën e shefit të policisë kishte garantuar siguri dhe paprekshmëri në këtë trafik droge.

Ahmetaj mësohet të ketë deklaruar se ka qënë një person i afërt i tij ai që e ka kontaktuar me Saimir Bajramaj.

Atij i ishte thënë se do të paguheshin 1 mijë euro për paketimin dhe ngarkimin në avionin që dhe përvec kësaj duhet të gjente dhe tre personat të tjerë për të kryer këtë punë. Mësohet se i riu lushnjar dhe Saimir Bajrami janë takuar në një lokal në Divjakë, ku ky i fundit është paraqitur sëbashku me baxhanakun e tij.

Sipas dëshmisë së Ahmetaj,baxhanaku i Bajramaj ishte shef policie dhe do ti garantonte paprekshmeri nga uniformat blu.

Kleviol Ahmetaj vazhdon me dëshminë e tij, ku ditën e uljes së avionit ai ka shkuar në Divjakë sebashku me shokët e tij dhe është takuar me Bajramin i cili udhetonte me një makinë Mitsubishi dhe policin misterioz që ngiste një Volsvagen Pasat.

Pas futjes së drogës në disa thasw të bardhë vazhdon i riu lushnjar, makina Pasat është larguar nga vendi ku do ulej avioni dhe është vendosur në hotelin përballë.

Ndërsa për t'ia bërë punën me të lehtë pilotit Girogio Riformato, Ahmetaj ka thënë se kanë ngulur disa flamuj të kuq në rërë, për të dalluar vendin.

Pas kësaj është shfaqur avioni, ku në ulje e sipër ai ka dëmtuar njërën rrotë. Pas kësaj deklaron i riu ai është larguar drejt hoteli duke shkarkuar dhe lëndën narkotike, ku i priste shefi i policisë.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe ai ka çarë dhe sadokardin e makinën së tip BMW. Ndërkohë në Gjykatën e Krimeve të Rënda është vendosur masa e sigurisë për Ahmetaj, i cili është lënë në burg.

Avokatja Vjollca Pustina është shprehur se klienti i saj ka pranuar se njeh Saimir Bajramaj, po ka kërkuar masë më të butë ndaj tij duke qënë se ka bashkëpunuar me drejtësinë.