Surprise Me!

Tetova në hallë me vend-parkimet

2015-08-22 2 Dailymotion

Ende asnjë hap konkret nga nisma e Komunës së Tetovës për vend-parkimet zonale. Megjithë shtyrjen për një afat të caktuar kohor, ardhja e mërgimtarëve gjatë muajve të verës, e bënë akoma më emergjent zgjidhjen e këtij problemi. Qytetarët thonë se qarkullimi në Tetovë, është në kaos total. Nga 35 mijë vetura që janë të regjistruara në këtë qytet, me ardhjen e qytetarëve, numri i makinave shkon diku 42 mijë. Ndërsa numri i vendparkimeve reale, nuk i kalon 200 vendet.

"Nuk ka askund parking. Veturat nëpër rrugë parkohen. As anëtarët e komunës nuk marrin masa, as organet e policisë. Askund nuk shihet ndikimi i tyre. Gjendje jashtëzakonisht e keqe".
"Duhet shfrytëzuar parkingjet nëntokësor. Ka disa prej atyre, mirëpo nuk mirëmbahen".
Nga ana tjetër, kryeshefi për qarkullimin rrugor Isen Demiri pranon vonesat, por shpreson në zgjidhjen sa më shpejt të çështjes, ndoshta edhe pa nisur vala e zbritjes së mërgimtarëve.

"Herën e kaluar ju informova se parkingjet e komunës së Tetovës do të jepen me koncesion dhe kjo është e saktë, mirëpo, problemi nuk është zgjidhur ende. Presim përgjigje nga byroja për furnizime publike, pra të gjitha parkingjet edhe të mbyllurat edhe zonalet do të jenë nën udhëheqjen e ndërmarrjes që do fitojë tenderin, pra do jepen me koncesion..... shpresojmë që ta arrijmë një marrëveshje para ardhjes së kurbetqarëve, pra mërgimtarëve", tha Isen Demiri, kryeshef i sektorit për qarkullim.

Komuna shpreson të zgjidh edhe problemin me pirunët mekanik që do të ngrenë makinat e parkuara vend e pa vend, duke vendosur rregull në rrugët e qytetit

"Ndërmarrja që do t'i merr t'i menaxhojë këto punë, do të zgjidh problemin e parkingjeve të mbyllura do zgjidhet problemi me parkingjet zonale, pra menaxhimi me parkingjet do të jetë një zgjidhje që e presim një kohë të gjatë po ashtu do funksionojnë edhe bllokatorët aty, njëkohësisht do të funksionojnë dy merimanga që janë në plan", tha Isen Demiri, kryeshef i sektorit për qarkullim.

E vetmja zgjidhje e deritanishme është çmimi për 1 orë parkim, i cili nuk do të jetë më sikurse deri tani 30 apo 40 denarë, por do të jetë 20 denarë, vendim ky që është marrë në këshillin komunal të Tetovës. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon