KILI- Rreth 300 tifozë të skuadrës së futbollit të Kilit u nisën nga kryeqyteti i vendit Santiago, në udhëtimin e tyre drejt Brazilit, ku do të mbështesin skuadrën në Kupën e Botës. Ata janë shumë të entuziazmuar sidomos pas fitores 2-0 këtë javë në ndeshjen miqësore me Irlandën Veriore.

Zëvendësministri i Transportit të Kilit paralajmëroi fansat të tregoheshin të kujdesshëm gjatë udhëtimit për të parandaluar aksidente të mundshme.

Një fans kilian, Claudio Arroyo tregon se po udhëton me të gjithë familjen dhe miqtë dhe shpjegon se kanë lënë punën e tyre dhe çdo angazhim tjetër për të qenë pranë skuadrës gjatë gjithë turneut të futbollit.

"Duke valëvitur flamurët nëpër duar dhe me imitacione të Kupës së Botës, tifozët duken shumë të lumtur për udhëtimin e tyre. Ata i kanë marrë masat dhe tregojnë se kanë siguruar biletat të paktën për ndeshjen e parë, për ndeshjet e ardhshme do t'i sigurojmë gjatë qëndrimit në Brazil", thotë një prej tifozëve i quajtur Ramos.

Ndërsa një tjetër tifoz i quajtur Sepulveda thotë se "ky është vetëm fillimi dhe se ata duan të kalojnë sa më mirë; të udhëtojnë, të kënaqen dhe të vizitojnë vende të bukura. Ndihemi shumë të motivuar, shprehet ai.

Kili do të ndeshet me Australinë në ndeshjen e tij të parë në Kupën e Botës, më 13 qershor para se të ndeshet me skuadra si Spanja dhe Holanda që konsiderohen si skuadra të forta të finales.