Ndërsa ju deshën gati 7 orë për të përfunduar maratonën "Rock&Roll" në San Diego, 91-vjeçarja, Harriette Thompson jo vetëm ishte gruaja më e moshuar që vrapoi në këtë garë, por mediat raportuan se ajo ka thyer edhe rekordin në grupin e amerikanëve të moshës së saj.

Thomson tha se ajo ka nisur të vrapojë në maratona që prej vitit 1991, kur ishte ftuar t'i bashkohej një fushate për të mbledhur para në luftën kundër kancerave vdekjeprurës.

"Nisa të vrapoj sepse kisha të njohur të cilët vuanin nga Leucemia dhe një prej miqve të mi po mblidhte para në maratonën që do të zhvillohej për Shoqërinë e Leucemisë & Limfomës, aty vendosa që dhe unë mund ta bëja një gjë të tillë. U regjistrova dhe kështu vrapova në maratonën time të parë" rrëfen e moshuara Thompson.

Ajo vazhdon ende të jetë pjesë e asaj fushate në të cilën u regjistrua 15 vite më parë, dhe aktualisht po përpiqet të mbledhë fonde për të nëpërmjet website-it "Leukemia & Lymphoma Society" në internet.

Në një moment gjatë garës ajo tregon se mendoi se s'do t'ia dilte dot mbanë deri në vijën e finishit, por kishte tjetër mendim pasi përfundoi maratonën prej 42 kilometrash.

"Ishte shumë gallatë, shprehet ajo. Sidomos në gjysmën e parë. Por aty nga gjysma e rrugës po bëhej gjithnjë e më e vështirë aq sa po mendoja se nuk do ia dilja dot. Por ia që në fund arrita t'ia dal mbanë dhe ishte një shpërblim shumë i këndshëm për mua" ka përfunduar Harriette.