Surprise Me!

Mungojnë thertoret e e liçensuara, tregtarët e Fierit: Po na krijohen shumë probleme

2015-08-22 3 Dailymotion

Mungesa e thertoreve të liçensuara është kthyer në një problem për tregtarët e mishit në zonat rurale, jo vetëm në kosto por edhe në kohë.<br />Mjaft evident ky problem qëndron në komunën Libofshë, në të cilën tregtarët detyrohen të shkojnë në thertore të licensuara larg komunës së tyre. Për ta, kjo u kushton shumë ekonomikisht, ndërsa ngrenë dhe problemin e konkurencës së pandershme me tregtarët e palicensuar. <br />"Që kur kam filluar punën time si kasap nuk kam parë thertore. Unë vetë e kam ngritut një thertore, pak a shumë e bëra deri diku se në disa vende që s'kishte, dhe nuk ka akoma, dhe bëja punimet e mia. Sot për sot nuk është e mirë , që unë të gjej thertore të zhvlerësuara , të qoj mallin, dhe të konsumohet këtu nuk bën. Ose do vijë dita ta mbyll dyqanin fare. Bëjmë thirrje si tregëtarë si jemi , për biznesin, jo vetëm për mua , por për këdo të merret një farë mase. Sepse e shumta ka biznese që therin pa liçensë, pa raport, dhe pa gjë fare" - shprehet njëri prej tregëtarëve të mishit.<br />Një tjetër problem po kaq madhor është edhe mungesa e vulës seëkontrollit në produktet e mishit, sepse në zonat rurale ka mjaft subjekte që operojnë pa kontroll të produktit, duke dëmtuar subjektet e liçensuara dhe duke qenë një rrezik për jetën e konsumatorëve. <br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon