Surprise Me!

Mungojnë investimet në Librazhd, kreu i bashkisë: Buxheti i pamjaftueshëm

2015-08-22 2 Dailymotion

290 milion lekë është fondi i vënë në dispozicion nga bashkia e Librazhdit për inevestime gjatë këtij viti, investime kryesisht në infrastrukturë rrugore dhe në ndriçimin e disa lagjeve, ndriçim ky i munguar prej vitesh.<br />Kreu i Bashkisë së Librazhdit, Shefki Çota, thotë se investimet nuk kanë munguar as më parë, si për shembull në shkollën "Genci Leka", në të cilën kishte 20 vjet që askush nuk kishte vënë dorë.<br />"Për vitin 2014 unë kam paraqitur 7-të projekte, për tu bërë 3 lagjet që janë tepër të domosdoshme, të cilat janë në një gjendje që duhet futur rikonstruksioni i tyre. Rugët e brendshme,shtrimin deri afër palateve, kanalizimin e ujërave të zeza, kanalizim të ujërave të bardha. Dhe të tre këto projekte i kam dorëzuar te Fondi i Zhvillimit Shqiptarë. Me projekt në buxhetin e bashkisë kam planifikuar për 2014 të bëj ndriçimin e lagjes të stacionit të trenit, është tepër e domosdoshme , sepse është një premtim i imi dhe i stafit të bashkisë, që brenda 6 mujorit të dytë të bëj dhe investimin tjetër po me buxhetin e bashkisë" - tu shpreh Çota. <br />Çota tha se do të investohet në ato sektorë ku është më e nevojshme, pasi për hir të së vërtetës edhe buxheti është i pamjaftueshëm. <br />Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Buy Now on CodeCanyon